Anëtarësimi në Bashkimin Europian është i shumë pritur nga të gjithë shqiptarët. Në lidhje me vendimin që mori këshilli i ministrave të jashtëm për hapjen e negociatave në qershor të 2019, televizioni SCAN ka realizuar një mini sondazh me qytetarët se si është pritur ky vendim. Ajo që bie në sy nga përgjigjet e qytetarëve është fakti se të gjithë janë të “etur” për BE-në por të shkojmë drejt saj pasi të realizojmë të gjitha kushtet ekonomike, ligjore e politike.