Nuk ngre rroga e pensione, qeveria shton 53 punonjës në administratë

E Enjte, 28 June 2018 09:53

Qeveria e ka shtuar numrin e të punësuarve në administratën shtetërore edhe me 53 punonjës të tjerë. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u vendos për një rishpërndarje tjetër të punonjësve organikë në njësitë e qeverisjes qendrore për vitin 2018.

Sipas VKM-së, Ministrisë së Bujqësisë për këtë vit, t’i shtohen 4 punonjës për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1951 veta.
Ndërkohë, numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, shtohet me 9 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 4271 veta.
Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, shtohet me 3 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 14 149 veta.

Në vendim thuhet gjithashtu, se numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, shtohet me 21 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1101 veta.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ketë më pak punonjës këtë vit, duke shkurtuar 21 punonjës pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5705 veta.
Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, reduktohet me 16 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 315 veta.
Vendimi i qeverisë ngarkon ministritë dhe institucionet e përmendura më sipër për zbatimin e këtij vendimi, i cili  hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...