Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri ka kryer tashmë 19 kalime lumenjsh. Tubacioni është kaluar poshtë shtratit të lumenjve, deri në 15 metra thellësi, duke shmangur ndikimet në faunën dhe florën e luginave.
“Që në fazën e projektimit të gjurmës, duke ditur paraprakisht që tubacioni kryqëzohet me 19 lumenj dhe 8 kanale kullimi, TAP identifikoi terrenin e thyer malor dhe kalimet e lumenjve të gjerë si sfidat kryesore të ndërtimit në Shqipëri” njofton TAP. Lumi Seman është kaluar 2 herë ndërsa lumi Osumi 11 herë.