Shumë persona vihen në panik kur duan të futen në ambasadën amerikane për të marrë një vizë turistike, pasi shqetësohen për mungesën e dokumentacioneve apo nëse i plotësojnë kushtet (që dëgjojnë në formë thashethemesh mes miqsh).
Por Ambasada e SHBA në Tiranë nëpërmjet një njoftimi në facebook sqaron se për të marrë një vizë turistike, nuk janë më të rëndësishme dokumentet se sa ajo çfarë do të thoni gjatë intervistës.
“Vera është një periudhë e mrekullueshme për të udhëtuar! A e dinit se vendimet për vizë në Ambasadën e SHBA-së bazohen në intervistën tuaj dhe jo në dokumentet që keni? Ejani të përgatitur për të biseduar me ne rreth planeve tuaja të udhëtimit dhe lërini dokumentet në shtëpi!”, shkruhet në njoftim.