Shoferi i kamionit që transportonte dy automjetet ‘Toyota’ ku u gjetën 3.4 milionë euro, Agim Çeka, pas kontrollit që ju bë në Portin e Durrësit ka treguar para gjykatës internerarin e ndjekur deri sa kamioni që transportonte makinat mbërriti në Shqipëri.
“Unë kisha vetëm një muaj që kisha filluar punë në kompaninë që drejtohej nga Edi Lika”, ka thënë shoferi gjatë seancës gjyqësore. Sipas saj që raporton ‘BalkanWeb’, Çeka ka thënë se porositës i mallit ishte Alfred Vladi.
“U kontaktova për të marrë mjetet në Belgjikë. Në datë 13 jemi nisur nga Tirana në rrugë tokësore, nëpërmjet Malit të Zi për të shkuar në Belgjikë. Kur shkuam atje u kontaktuam nga një prej kushërinjve Vladi që na tha për makinat. Ngarkuam “Toyotat” dhe u nisëm drejt Italisë. Ishte hera e tretë që vinim të ngarkuar me makina. Një natë para se të niseshin, u kontaktuam nga Edi Lika që na tha të niseshin nga Bari dhe jo Ankona si gjithmonë. Në Portin e Durrësit porositës i mallit ishte Alfred Vladi”, ka deklaruar Agim Çeka.
Ditën e sotme gjykata vendosi të lërë ë burg të katër të arrestuarit ndërsa çështja ka kaluar tashmë te Gjykata e Krimeve të Rënda.