Qameti i fundit nuk preku vetëm bibliotekën në qendër të kryeqytetit, por edhe qendrën e propagandës, atë që duhej të ishte në shërbim të qytetit, Bashkinë e Tiranës. Tashmë lustrat e furçat e Erion Velisë shkuan të gjitha në plehra. Pamjet në korridoret e bashkisë me dokumente të varura në mënyrë amatore për të tharë dokumentet ishte për të ardhur keq. Sigurisht bashkia nuk kishte një mjedis të sigurt në katet e sipërme sepse ato i duhen për propagandë e rehati. Por skandali bëhet më i tmerrshëm po të kemi parasysh se janë dëmtuar regjistrat e gjendjes civile, dokumente shumë të rëndësishme të pakrahasueshme me të tjera. As bashkia nuk jep xhevap e as nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nuk thonë gjë. Si do ta përligjin këtë skandal? A e dinë se kjo i nxjerr lakuriq si njerëz që as kanë idenë e shtetit?