Duket se nga dita në ditë dalin skandale dhe parregullsi nga procesi i “Vettingut” në Shqipëri.
Sipas burimeve të 55news.al një nga anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka kërkuar të bërë ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të riparë procedurën e Vettingut të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Nuk dihet ende si do të procedohet, do të pranohet apo jo kërkesa e anëtares se ONM-së.
Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi pak ditë më parë pastërtinë e figurës dhe pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Kreu i këtij institucioni që tashmë është futur në kolaps, do të vijojë të ushtrojë detyrën. Sipas KPK-së KPK-në, Dedja kishte probleme me pasurinë në lidhje me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë. /55news.al/