Nga mënyra se si ka ndodhur përmbysja në katin nëndhes të Bibliotekës Kombëtare, prej depozitave të nëndheshme Rama-Veliaj, nuk ka dyshim që përmbytja ka ardhur prej punimeve të gabuara të sheshit “Skënderbej”. Por pa etikë profesionale, nxitoi dje t’i vijë në ndihmë qeverisë, si avokat, drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu. Pavarësisht se zotëria e tij nuk kish bërë asnjë ekspertizë, u shpreh me siguri se tragjedia nuk kishte ndodhur nga punime në shesh. Tani që Hysenlliu e përjashtoi shkakun kryesor e tani do bëjë “matje” për të na thënë shkaqe të tjera. Po shko shih depozitat nëntokësore në shesh o drejtor dhe të jesh i sigurt se përmbysin jo vetëm bibliotekën, fondin e librave të së cilës e kanë ngjitur, por edhe pallatin e operës po deshe.