Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizon nesër Forumin për Edukimin Financiar. Forumi zhvillon punimet në sallën Antigonea 2 të hotel Rogner dhe do të jetë i hapur për median. Referues ne këtë forum do te jene përfaqësues te larte te Bankës se Shqipërisë, Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinise, Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë, Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare, Bankës Botërore, UNDP, sistemit financiar dhe bankar, etj. Gjatë punimeve të forumit, ne orën 11:00 – 11:30 do te zhvillohet ceremonia e nënshkrimit te Memorandumit te Bashkëpunimit “Për krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar” ndërmjet Shoqatës Shqiptare te Bankave, Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqatës së Tregtimit të Titujve në Shqipëri, Bursës Shqiptare të Titujve ALSE , Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Shërbimit Kombëtar Rinor.
Për me tepër mund te gjeni agjendën bashkëngjitur.
AGJENDA
08:30 - 09:00 Regjistrimi ………………………………………………………………… ………… …
09:00 - 9:10 Fjalim mirëseardhjejes nga z. Silvio Pedrazzi, Kryetari i AAB-së
09:10 - 9:20 Fjalim përshëndetës nga z. Ervin Demo, Zv. Ministër i Edukimit, Sportit dhe Rinisë
09:20 - 9:30 Fjalim nga zj. Natasha Ahmetaj, Zëvendës Guvernatore e dytë, Banka e Shqipërisë
09:30 – 10:50 Sesioni I: Përfshirja financiare në fokus……… …….
Moderimi nga z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm, AAB
- z Erjon Luçi, Zv Ministër, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
- zj Mimoza Kaçi, Zv Drejtore e Përgjithshme, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare
- zj Oya Pinar Ardic, Kryespecialiste për Sektorin Financiar, Banka Botërore
- z Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së, Shqipëri
- zj Giovanna Paladino, Drejtore dhe kuratore, Muzeu i Kursimit, Intesa Sanpaolo, Turin
- z Altin Tanku, Drejtor, Departamenti i Kërkimit, Banka e Shqipërisë
Pyetje & Diskutime
10:55 – 11:25 Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit “Për krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar”
11.25 – 11.55 Pushim Kafeje
11:55 – 13:50 Sesioni II: Roli i institucioneve dhe shoqërisë në Edukimin Financiar
Moderimi nga zj. Suela Bala Drejtore Ekzekutive, JA Albania
Eksperienca ndërkombëtare
- Prezantim nga zj Beatriz Morilla, Shoqata Spanjolle e Bankave
Eksperienca kombëtare – Panel Diskutimi
- zj Ledia Bregu, Banka e Shqipërisë
- zj Zana Konini, Albanian Microfinance Association
- zj Junida Tafaj, Shoqata Shqiptare e Bankave
- zj. Lauresha Basha, Credins Bank
Prezantime nga:
- z Artan Gjergji, Drejtor Ekzekutiv, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE
- z Blodin Çuçi, President, Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri
13:50 – 14:00 Konkluzione dhe Mbyllja nga Kryetari i AAB-së