Tre automjete janë djegur gjatë natës, nga të cilat dy në qytetin e Vlorës dhe një në fshatin Bishan.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy prej mjeteve u është vënë flaka në lagjen e njohur Cole të Vlorës, rreth orës 01.45 të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar. Bëhet fjalë për një BMVV X5 dhe për një Mercedes.
Ndërkaq, po gjatë natës së mbrëmshme një tjetër mjet ka marrë flakë në ecje e sipër në fshatin Bishan. Shkak për të dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për gjetjen e autorëve të zjarrvënies së qëllimshne të dy automjeteve në lagjen Cole.