Kolumbi/ Vritet shqiptari, dyshohet për përfshirje në trafik kokaine

Premte, 13 Prill 2018 22:40

Një tjetër shqiptar është vrarë në atentat në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Lajmin e ka dhënë gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili thotë se viktimë në atentat ka mbetur Adriatik Lagji nga Borshi i Sarandës. Policia shqiptare po kërkon informacion lidhur me aktivitetin e shqiptarit në Kolumbi.

“Sërish një lajm i keq nga përtej oqeanit Atlantik. Në Amerikën e Jugut një tjetër shqiptar ka humbur jetën në një atentat. Pas vrasjeve të vitit të kaluar dhe katër atentateve ku viktima ishin shqiptarët në Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysem me pare. Kete radhe viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota.

Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes...”, shkruan gazetari Hoxha.

Login to post comments