Një e re 20 vjeçe ka tentuar të vetëvritet duke u helmuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Policia Vendore e Durrësit, ka bërë të ditur se në banesën e saj, është vetë-helmuar me ilaçe O. D., 20 vjeçe, banuese në këtë qytet.
Aktualisht e reja ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 e 22 të Kodit Penal.