Trupi i pajetë i Anxhela Meçani, e cila gjeti vdekjen pasi u hodh nga një makinë në Itali ka mbërritur në Shqipëri.
Ngjarja makabre ndodhi në Torino në 11 qershor. Familjarët e 21-vjeçares bën apel për ndihmë pasi deklaruan se nuk kishin mundësi financiare që të sillnin në Shqipëri trupin e vajzës. Pas apelit të tyre është bërë e mundur sjellja e trupit për tu prehur e qetë në vendlindjen e saj në Fier.
Ngjarja
Anxhela Meçani, me origjinë nga Shqipëria u rrah barbarisht dhe më pas u hodh nga një makinë në ecje në rrugët e Torinos. 21- vjeçarja vdiq në spital, ku shkoi në gjendje kritike për jetën. Ishte një shofer që e gjeti vajzën në rrugë dhe për rastin po heton policia e Piemontes.
E reja kishte jetuar për disa vite në Ravenna, megjithatë ajo rezultonte e regjistruar si banore atje që prej Majit, pas martesës me një italian.
Vajza shqiptare, lidnur në Shqipëri në mars 1998, kur erdhi në Italia ishte minorene, rezidente në Ravenna. Shkurtin e shkuar ajo ishte e martuar, por më pas humbi gjurmët dhe la këtë qytet. Ndoshta kishte njohur dikë tjetër.
Por prej disa javësh ishte shfaqur në Torino. Nga fillimi i majit, vajzat që shesin trupin me 30 euro rreth zonës së Stupinidit e kujtojnë atë si “njëra prej të rejave” në atë zonë.
Ka shumë mundësi që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur makina i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda. Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra.