Regjisorja dhe aktorja Sesilia Plasari është shprehur kundër shembjes së teatrit kombëtar e në vend të tij të ndërtohet një godinë e re.
Në një intervistë për “panorama”, Plasari i bën thirrje shqiptarëve që të reagojnë për të mos lejohet që të shembet ky teatër, apo “nëna” siç e quan ajo.
“Rama, Veliaj, Kumbaro mjaft me këtë lojë të keqe e të neveritshme që po bëni. Mos i lyeni duart me gjakun e teatrit. ata që e njohin teatrin e ka kollaj të gjykojë se sa e pambështetur është loja juaj, ajo prej aktorësh mizerabël, maksimumi i të cilëve është kallp, pa asnjë impakt tjetër me rolin veç atij të zhudrave që do përvetësojnë. Harram, harram! Ju zëntë haku i teatrit, shpirti i aktorëve të vërtetë! Ju zëntë mallkimi i Bujar Asqeriut, në bodrum, nëpër llom e kufomë u mallkofshi, në skëterrën katran e tiran u harbofshi”, është shprehur aktorja e revoltuar.