Ekonomia nuk kreditohet, bie ndjeshëm huaja për korporatat në maj

Premte, 29 June 2018 15:30

Kredia për ekonominë nuk po arrin të gjallërohet, me bankat që po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme, por edhe bizneset që nuk rezultojnë se po marrin më shumë hua.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në fund të muaji maj arriti në 539.5 miliardë lekë (-6.5 mld lekë krahasuar me prillin), duke shënuar rënien më të fortë mujore që nga qershori i vitit 2015.

Tkurrja e kredisë ka ardhur si rrjedhojë e rënies së huasë për korporatat jo financiare, stoku i të cilës ka rënë me 10 miliardë lekë. Për herë të parë gjatë këtij viti ka rënë jo vetëm huaja në euro (teksa ka tendencë të bankave për të ulur huadhënien në valutë si pjesë e procesit të deeuroizimit), por edhe në lekë. Stoku i huasë në lekë për korporatat u reduktua me 6.3 miliardë lekë në maj, duke ndikuar në performancën e gjithë ekonomisë.

Stoku i huasë për individë ka shënuar një rritje minimale, i ndikuar nga vijimi i përmirësimit të huasë në lekë, ndërkohë që huamarrja në valutë vijon të jetë e dobët.

Kredia e re për 5 mujorin ishte në të njëjtat nivele në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa rënia e stokut është ndikuar nga kthimet më të larta, fshirja e huave që nuk kthehen prej më shumë se tre vitesh si dhe efekti i zhvlerësimit të euros (për huanë në valutë).

Bankat, që janë përfshirë në një proces të ethshëm të shitjeve e blerjeve duket se kanë lënë mënjanë kreditimin e ekonomisë. Nga ana tjetër, pohojnë bankierët, nuk po kreditohen më masivisht kompanitë e mëdha, të cilat merrnin hua në shuma të larta, por po jepen më shumë kredi me vlera më të vogla.

Në mars kë këtij viti, për herë të parë kredia në lekë ia kaloi asaj në valutë, ndërsa në fund të majit pesha e huasë në monedhën vendase ndaj totalit ishte 51.4%.

Siç duket edhe nga grafiku më poshtë, që prej fillimit të vitit 2012 kredidhënia për ekonominë ka ngecur dhe nuk arrin të shënojë rritje vjetore.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte me 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më e fortë vjetore që pas vitit 2008

Capture-43.png

 

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 15:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...