Profesor Artan Fuga ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës, që drejtohet nga Mirela Kumbaro, për situatën e rënduar që ekziston në këtë fushë. Në një reagim ku njofton mbështetje për godinën e Teatrit Kombëtar, Fuga thekson se e gjithë kultura kombëtare është në kolaps me institucione në krizë të plotë.
Ai flet për politizim, keqmenaxhim dhe përdhosje të kulturës, si dhe kërkon zhvillimin e një forumi kombëtar për këtë çështje.
“Teatri është një çështje që tejkalon çështjen e ndërtesës. E gjithë kultura kombëtare është në kolaps me institucione në krizë të plotë. E politizuar, e keqmenaxhuar, e përdhosur. Forum kombëtar për këtë çështje”, shprehet Artan Fuga.