Reshjet me intensitet të rëna gjatë orëve të fundit kanë fryrë edhe përroin e fshatit Klos të Cërrikut, ujërat e të cilit kanë dalë nga shtrati.
Prurjet e mëdha të ujit kanë bërë që të bllokohet përkohësisht aksi rrugor Cërrik-Mollas.
Ndërkohë, me dhjetëra hektarë tokë me të mbjella. Uji rrezikon edhe disa shtëpi banimi.
Bashkia Cërrik ka dërguar fadroma dhe fuqi punëtore për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të minimizuar dëmet nga përmbytja.