Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur mesazhit të shkrimatrit dhe përkthyesit Rudi Erebara, pasi i kërkoi ndihmë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar.
Berisha i shkruan se do të përpiqet me mundësitë që ka për ta ndihmuar në këtë kauzë.
Kujtojmë se Rudi Erebara i ka kërkuar ndihmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të mbrojtur artin i cili është mbërthyer nga mafia, sipas tij.
Në një postim publik ai i bëri thirrje Berishës që të dalë publikisht në mbrojtje të kauzës së aktorëve, dhe ky mesazh i është dërguar dhe në komunikim personal ish-kryeminstrit.
Reagimi i plotë i Erebarës:
Zotit Sali Berisha,
I nderuar, ish president, ish kryeministër i Shqipërisë. Jeni në dijeni të përpjekjes së mafies në pushtet për të shembur Teatrin Kombëtar, ku herën e fundit jemi takuar bashkë në shfaqjen “Shtrigat e Salemit” të Arthur Miller, vënë në skenë për mrekulli nga trupa e këtij teatri, nën regjinë e Spiro Dunit. Unë isha aty, thjesht se përktheva veprën e autorit.
Duke qenë se kulisat gjithmonë i kam urryer, kam përshtypjen po aq sa edhe ju, marr guximin, siç do të thoshte Ushtari i Mirë Shvejk, përkthyer nga babai im, Gëzim Erebara dhe miku i tij Tonin Bushati, t’Ju ftoj, të Mbroni Teatrin Kombëtar nga mafia, si një qytetar edhe artdashës i shquar.
Rudi Erebara, piktor, shkrimtar, përkthyes”