Një automjet ka shpërthye mbrëmjen e sotme në Bulqizë, duke shkaktuar panik tek qytetarët. Ndonëse shpërthimi ka qenë i fortë, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale pasi makina është shkatërruar plotësisht.
Sipas policisë automjeti ka qenë i parkuar në një lavazh kur shpërtheu me tritol.
Persona të paidentifikuar hodhën mbi kofano një sasi lënde plasëse.
Grupi hetimor nisi punën për të identifikuar dhe arrestuar personin/at që hodhën tritolin.
Informacion paraprak nga Policia e Dibres:
Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi, banues në Bulqizë.