Aktori i njohur, Julian Deda, ka reaguar në lidhje me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, pas miratimit të ligjit të jashtëzakonshëm në Kuvend nga mazhoranca.
Duke përdorur ironinë dhe sarkazmën Deda thotë se ka ndërruar mendjen pasi i kanë sjellë një zarf të madh me euro, por edhe një ftesë të veçantë për të parë shtëpinë e re të Lali Erit.
“Unë propozoj, që godina e vjetër e Teatrit Kombëtar të prishet dhe në vend të saj të mos ndërtohet asnjë Teatër i ri, por të bëhen sa më shumë kulla.
Madje të mos ndërtohet fare një Teatër, as aty dhe as në ndonjë vend tjetër, se nuk kemi ç'e duam, s'kemi ç'shohim në të.
P.S. Po, po, mos u çudisni.
Kam ndryshuar mendje që sot në dreke kur më erdhi një person dhe më dha një zarf të madh me euro dhe një ftesë për të parë punimet e instalimeve elektrike në shtëpinë e re të Lali Erit”, shkruan aktori Julian Deda.