Banesa e qytetarit Nue Lata ka rënë pre e grabitjeve të dhunshme në qytetin e Durrësit.
Mësohet se katër persona të maskuar i kanë hyrë në banesë mbrëmjen e 28 qershorit rreth orës 21:40 dhe pasi e kanë lidhur e terrorizuar me armë i kanë grabitur kasafortën, brenda së cilës dyshohet të ketë pasur një sasi lekësh.
Gjithashtu mësohet se pas kësaj grabitësit kanë vjedhur edhe mjetin tip “Benz” me targë AA 642 HD të parkuar në oborrin e shtëpisë. Blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve.