Orët e para të kësaj të mëngjesit të sotëm kanë rezultuar fatale për një 24-vjeçar nga Lushnja, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Policia e qytetit të Lushnjës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 të mëngjesit në vendin e quajtur “Zhym”, ndërsa V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, duke drejtuar automjetin tip “Fiat punto” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.