Aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar sot përpara ambienteve të Bibliotekës Kombëtare, pas përmbytjes që iu bë pak ditë më parë katit të parë të saj, duke sjellë dëmtimin e 12 mijë librave.
Aktivistët kanë kërkuar nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, drejtoreshën e Bibliotekës, si dhe për kompaninë Fusha, punimet e së cilës duket se kanë dëmtuar rrjetin kullues rreth sheshit Skënderbej.
Brizida Gjikondi: Arta Marku të nis hetimet për tre persona, për Erion Veliajn, Persida Asllanin dhe kompanine fusha shpk. Më e pakta që mund të bëjë Persida Asllani është të japë dorëheqjen.
Erion Kristo: Arrestohen kuksianët në mes të natës ndërsa për përmbytjen e librave nuk e dime nese ka nisur një hetim. Kryeministri shqetësohet për këmbët e futbollistëve shqiptarë të kosoves dhe nuk shqetësohet për librat e përmbytur.