Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fierit, si pasojë e të cilit një fëmijë ka ndërruar jetë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Makina ka përplasur fëmijë 5 vjeç, i cili mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet aksidentit, ndërkohë shoferi është ndaluar.