Policia e Sarandës bën të ditur se sot u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen V. H., 33 vjeçe, banuese në Ukrainë, pasi në aksin rrugor Ksamil – Sarandë, duke drejtuar motorin tip “Kymco” ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja dhe djali, shtetasi Y. H., vjeç 8, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.