Artistët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme duke treguar kështu se janë të palëkundur në vendimin e tyre për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Kullave në tokë publike. Gjithashtu protestës së artistëve i janë bashkuar qytetarë të shumtë.
Sot protestuesit kanë kërkuar edhe anulimin e ligjit, një ligj i cili sipas tyre është një vjedhje e hapur. Ndërsa ka nisur mbledhja e firmave për peticionin drejtuar zyrtarëve të lartë të shtetit.
Në krah të artistëve janë edhe përfaqësuesit e PD-së kundër grabitjes së pronës publike nga Rama dhe mafia e ndërtimit.