Detaje të reja dalin në pah nga vdekja e shoferit të Fatmir Xhafajt, Shkëlzen Qordjas.
Edhe pse ka pasur përpjekje të shumta deri tani për ta cilësuar atë si vetëvrasje, provat tregojnë të kundërtën, se ai është vrarë pasi janë gjetur 3 plumba në tru dhe 4 të tjerë në makinë.
Denoncuesit thonë se Qorjda është ekzekutuar nga dy vrasës me pagesë. Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë:
Dy killer ekzekutuan shoferin e familjes mafioze Xhafa!
Tre plumba e kane marre ne trup dhe kater te tjera jane gjetur ne makine.
Provohet se eshte vrasje dhe jo vetevrasje! sb
“Pershendetje doktor,terror i eger nga ministri Xhafa dhe Ard Veliu,Engjell Agaçi
ndaj grupit hetimor. eshte vertetuar se ne egzekutimin e shoferit te ministrit kane marre pjese dy persona.Identitetin i tyre nuk po del edhe pse personi qe une marr info eshte tek “ata” dhe e kam shume te besuar.)
Por me thote qe kane qene dy veta si ekzekutor. Tre plumba e kane marre ne trup dhe kater te tjere jane gjetur ne makine. Keshtuqe pista e vetevrasjes bie poshte! Sapo te kem dicka do ju them direkt.”