Polica e Korçës ka arrestuar një person për falsifikim si dhe është proceduar nga SHÇBA një oficere police për shpërdorim detyre.
Burime nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bëjnë me dije se bënë arrestimin në flagrancë të A. L., 30 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër.
Gjithashtu në vijim të veprimeve proceduriale lidhur me këtë rast, nga struktura e SHÇBA, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E. Sh., 28 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë kontrollore në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.
Personi i mësipërm, është kthyer INAD nga pala greke, me motivacionin se në pasaportën e tij i janë konstatuar 2 vula greke të dyshuara si të falsifikuara.
Ndërsa oficerja e Policisë, E. Sh., dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën, pasi ka lejuar kalimin e këtij të fundit, duke mos kryer kontrollin përkatës në sistemin TIMS.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.