Mehmetaj apel qytetarëve: Ngrihuni dhe mbroni Teatrin

Saturday, 30 June 2018 21:42

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të protestojnë në mbrojtje të kauzës së Teatrit Kombëtar. Me anë të një postimi në “Facebook”, deputetja shkruan se Teatri është simboli i fundit i lirisë dhe nëse ai shembet në Shqipëri  do të fillojë edhe epoka e re e sundimit Rama, e cila në mos qoftë si e diktatorit Hoxha, me siguri do të jetë njësoj me atë të një sulltani oriental të gjithë pushtetshëm.

Postimi i plotë:

Kam qenë çdo ditë në protestën për mbrojtjen e Teatrit!

Jo vetëm këto ditë, jo vetëm këtë muaj, por qysh prej fillimit të vitit kur artistët bën të ditur për publikun se Teatri ynë do të shembet që Kryeministri të fitojë një grusht të mirë parash pa u munduar fare. Jo vetëm duke dalë në sheshin e protestës, por duke luftuar me çdo mjet që ma ofron detyra dhe ndërgjegja qytetare.

Pas muajsh rezistence nga publiku, me një akt antikushtetues, Kryeministri po përdor deputetët e mazhorancës për të legjitimuar makutërinë e tij, tani që nuk egziston më as Gjykata Kushtetuese si i vetmi institucion garantues i respektimit të Kushtetutës.

Çdo kush që e ka marrë lehtë gjithë këtë mesele, apo e ka trajtuar si një tjetër luftë politike, apo luftë mbi identitetin e një godine, po gabon thellë.

Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të fillojë edhe epoka e re e sundimit Rama, e cila në mos qoftë si e diktatorit Hoxha, me siguri do të jetë njësoj me atë të një sulltani oriental të gjithë pushtetshëm.

Pasi kaluam fazat e :

-Kriminalizimit të vendit;

-Mbjelljes së varfërisë;

-Largimit të të rinjve dhe intelektualëve;

-Vrasjes së votës së lirë;

-Shkatërrimit të biznesit familjar;

-Degradimit të sistemit arsimor;

-Izolimit nga vendet e tjera (mos çelja e negociatave);

Rradhën e ka shkatërrimi i Identiteti Kombëtar dhe krijimi i kultit të “Liderit”. Uzurpimi i pronës publike, duke izoluar kështu çdo tentativë mbrojtëse, për të përfunduar tek marrja e pronës tonë private.

Dhe si për të mos mjaftuar, ka nisur ndërkohë një luftë e ftohtë klasash, ku me metoda moderne, qytetarët intelektualë janë vendosur të asgjesojnë njëri -tjetrin nën dirigjimin e vasalëve të Edi Ramës.

Të nderuar qytetarë,

Mos u gënjeni nga hartimet, mos u marrosni pas publiciteti, mos u habisni pas iluzionistëve, që përpara syve ju vendosin fidanët e fasadat, e pas ju rrjepin me taksa, ju zhvasin e ju lën pa dije.

Teatri Kombëtar nuk është thjesht një godinë e re apo e vjetër, është pengesa e fundit drejt diktaturës.

Nuk janë vetëm milionat e eurove që do të fitohen nga “Fusha” për ti shkuar në xhep “Malit”(Edi Ramës), por shkalla e fundit drejt plotfuqishmërisë.

Reagoni sot, nesër do të jetë vonë!

Nga forca juaj, e qytetarëve duhet të ketë frikë çdo pushtetar dhe jo e kundërta!

Nëse vërtet doni që Shqipëria të bëhet dhe fëmijët tuaj të rriten në një vend demokratik, të stabilizuar e me prosperitet, ndaleni sot këtë diktator të ri.

Sot dhe çdo ditë në orën 19:00 eja në Teatër!

Sot dhe çdo ditë dil në rrugë dhe protesto!

Sot dhe çdo ditë kërko llogari!

Shqipëria është e shqiptarëve, jo e diktatorëve.

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 21:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...