Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia në Doganën e Murriqanit pasi kanë tentuar të dalin nga Shqipëria me karta identiteti të falsifikuara
Të arrestuarit janë Malik Ejder , 36 vjeç dhe Bayram Çekir, 34 vjeç, të dy me banim në Turqi.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të regjistrimit në dalje nga Republika e Shqipërisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të fallsifikuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 Kodit Penal.