Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash te Ura e Vasil Shantos. Mjeti fuoristradë me targë AA344TT ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
I plagosuri po dërgohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk është bërë e mundur identifikimi i personit që ka mbetur i plagosur.
Policia ka shkuar në vendngjarje. Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit për tu marrë në pyetje.