Nëna e autorit të grabitjes së dyqanit në Elbasan ka thënë se djali i saj është me probleme mendore, prandaj ka kryer aktin e grabitjes. E pyetur nga gazetarët, ajo nuk jep shumë detaje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk ishte e pranishme, por thotë se djali mund ti ketë qëlluar policët me gërshërë.
Nëna e autorit: I gjetën policët po nuk mi treguan sa para ishin.
Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?
Nëna e autorit: Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.
Ka pasur thikë djali?
Nëna e autorit: Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat
Po me gërshërë i ka goditur policët?
Nëna e autorit: Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.
Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?
Nëna e autorit: Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpinë ja bëri vjet qeveria.
Çfarë kërkoni ju?
Nëna e autorit: Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë.