Pas vdekjes së Drilon Lamaj 27 vjeç dje, mësohet se sot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe shoku i tij që mbeti i plagosur, Dashamir Jahja 22 vjeç.
Dy të rinjtë po tentonin të merrnin skrap kur muret dhe soleta e ish-uzinës së superfosfatit në Laç u shemb duke i zënë poshtë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.