Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak pas mesnate në një lokal në zonën e Dhërmiut.
Dëshmitarë bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes me armë mes grupeve rivale katër persona kanë mbetur të plagosur.
Konflikti në Havana mësohet se ka zgjatur rreth 10 minuta, dhe njerëzit në panik e sipër janë lënduar duke kaluar mbi xhamat e thyer. Shumë prej tyre të gjendur në panik janë larguar me vrap nga lokali.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e personave që janë përfshirë në këtë konflikt, dhe as personave që kanë mbetur të lënduar.
Edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja ende nuk ka njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Vlorës., po burime bëjnë të ditur se janë shoqëruar disa persona lidhur me ngjarjen./faxweb