Që prej së mërkurës vendi jonë është goditur nga tërmeti, lëkundje të cilat vijojnë të jenë të pranishme. Sipas IGJEUM gjatë natës janë regjistruar dy tërmete të tjera, ndërsa vatra ngelet ende Gjiri i Lalëzit.
Edhe ditën e djeshme u regjistruan lëkundje gjatë natës, por shumë më të lehta se ai i ditës së mërkurë. Kujtojmë se të mërkurën, Tirana u godit nga një tërmet 5.2 ballë, ndërsa Durrësi 5 ballë, ndërsa lëkundjet u ndjenë në disa rrethe të vendit.