Basha viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Manëz: Qeveria vjedh ndihmat, kur të vijmë në pushtet do ndihmojmë cdo shqiptar

Hënë, 10 August 2020 12:27

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti.

Basha u shpreh se qeveria vazhdon që të vjedhë fondet, kryen korrupsion galopant dhe ka lënë shqiptarët në mjerim të plotë.

Basha tha se kur PD të vijë në pushtet, paratë nuk do të shkojnë tek 5 oligarkë, por do të shkojnë për të gjitha familjet shqiptare.

Postimi i kreut të PD Lulzim Basha:

Të gjithë ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit, do të dalin përpara përgjegjësi. Ata do të japin përgjegjësi përpara ligjit. Ata jetojnë të kamur, ndërsa ju jetoni në cadra.

Iu kanë dhënë milionë njerëz 5 oligarkëve dhe kanë lënë shqiptarët në mjerim. Vazhdojnë të vjedhin ndihmat. Me këtë qeveri mos prit asnjë zgjidhje. Unë vij që të shoh sot, ndërsa kur të jemi në qeveri, prioritet do të jeni ju dhe të gjithë familjet e juaja.

Login to post comments