Vdekja e shoferit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmëndjes edhe pasi u konfirmua nga mjekësia ligjore se ishte vetëvrasje.
Por, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij “Facebook”, mesazhin e një eksperti i cili hedh dritë për provat që janë fshehur në vdekjen e Shkëlzën Qordjes.
Postimi i ish-kryeministrit Berisha:
Xhafa i drogës fsheh vrasjen!
Kjo është ekspertiza qe Xhafa i drogës me kriminalistët e tij kriminele i beri telefonit te shoferit qe vranë!
Lexoni mesazhin e ekspertit dixhital. sb
“Materialet qe u gjeten ne vendngjarje, ishin bllokuar të shoqeruara me vendimin për ekspertimin e tyre për tu dërguar në laboratorin e policisë shkencore. Po kështu edhe celulari i shoferit.
Në vend që të kryhej këqyrja e tij dhe të pasqyrohet e tëra në procesverbalin e materialeve te gjendura ne vendngjarje, drejtori i krimit të organizuar Eduard Merkaj që është i biri i shoferit që Xhafa ka pasur ne parlament, ka dërguar njerëzit e tij tek drejtori i laboratorit shkencor Xhevahir Çeloaliaj i cili ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të Vlorës.
Ai i ka dhënë të dërguarve të Eduard Merkaj celularin pa asnjë veprim procedural, në kundërshtim tërësor me ligjin. Aparati i celularit duhet të jetë kthyer pasditen e së dielës dhe më pas në procesverbal u fiksuan të gjitha mesazhet apo thirrjet hyrëse dhe dalëse të viktimës. Me siguri janë fshirë atë që mund të sillnin telashe, ndryshe përse marrja e celularit jashtë cdo norme?
Tabulatet telefonike do të tregojnë të vërtetën, por prokuroria nuk ka dijeni peër zhdukjen e celularit të viktimës për disa orë.”