Shqiptarët edhe më të varfër, çmimet e ushqimeve edhe më të larta

Hënë, 09 July 2018 12:29

INSTAT ka publikuar të dhënat mbi Indeksin e Çmimit të Konsumit për muajin Qershor 2018. Ndryshimi vjetor i IÇK është 2,4 %. Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë që nga janari i 2017-s. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2018, krahasuar me Maj 2018, është -0,1 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,59 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Transporti” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 22,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 2,9 %, “vajra dhe yndyrna me 2,5 %, “fruta” me 0,9 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,6 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2018, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 0,5 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpuce” 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 % secili. /Monitor/

Login to post comments