Ironia/ Me këtë qeveri bën tregti droge dhe kulla, por jo p**dhë

Hënë, 09 July 2018 14:32

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ironizon aksionet e policisë së shtetit. Manjani merr si shembull aksionin e një ditë më parë ku në Pustec të Korçës, ku u sekuestruan 1 ton fasule kontrabandë dhe ironizon duke thënë se me këtë qeveri e polici mund të bësh tregti droge, apo të ndërtosh kulla në prona publike, por s’ka shaka nëse kryen një vepër tjetër penale që as nuk krahasohen nga dëmi që shkakton secila prej tyre.

“Lajmi më i rëndësishëm në weekend ishte:

“U kap 1 ton groshë kondrabandë në Pustec. U arrestuan dy doganierë dhe tregtari i groshës…”

Konkluzioni: Me këtë qeveri mund të bësh hashash, tregti droge, kulla në tokë publike, pare në tendera, por s’mund të bësh pordhë!”, shkruan Manjani.

Login to post comments