3.4 mln euro në Toyota/ Prokuroria kërkesë në 3 shtete

Hënë, 09 July 2018 15:23

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, për më shumë informacion në lidhje me të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e gjetura në dy mjete Toyota Yaris.

Kërkesa është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër shtetasve që mbahen të arrestuar për këtë çështje.

Kërkesa e në Anglisë është dërguar për Edi Likën, pasi dyshohet se ka të dhëna se është marrë me trafik kokaine.

Login to post comments