Policia rrethon spitalin, çfarë po ndodh në Fier

Tuesday, 10 July 2018 20:20

Rreth 1500 euro janë vjedhur në maternitetin e Fierit.

Vjedhjen e ka denoncuar një punonjëse e cila ka njoftuar edhe policinë. Këta të fundit kanë mbërritur aty dhe kanë nisur hetimet.

Denoncimi është bërë në redaksinë e SYRI.net nga qytetarët që kanë qenë të pranishëm aty.

Policia mësohet se ka shoqëruar në komisariat 4 infermiere që punonin aty.

Nga ana e policisë nuk është dhënë ende asnjë informacion për vjedhjen e ndodhur në ambientet e maternitetit.

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 21:38
Login to post comments