Pritshmëria se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa burrat e tyre punojnë për të jetuar është një ide e së kaluarës për shumicën e britanikëve, përveç rasteve kur gratë janë nëna të reja, ka gjetur një hulumtim i publikuar ditën e martë, transmeton Reuters.
Afër tri e katërta e publikut britanik nuk pajtohet me qasjen se vendi i gruas është në shtëpi, është bërë e ditur në një hulumtim me 4,000 persona nga Qendra Kombëtare për Studime Shoqërore (NCSR).
Një e treta e respodentëve kanë thënë se nënat e fëmijëve nën moshën pesëvjeçare duhet të qëndrojnë në shtëpi, derisa vetëm 7 përqind besojnë se ato duhet të punojnë në orar të plotë.
Sikur edhe në shumë vende tjera, pagesa në baza gjinore ka qenë problem i vazhdueshëm edhe në Britani, pavarësisht se diskriminimi mbi këtë kategorizim është ndaluar nga vitet 1970 në këtë vend.
Burrat në Britani fitojnë rreth 18.4 përqind më shumë se gratë, sipa të dhënave qeveritare të publikuara vitin e kaluar.
“Njerëzit në Britani janë duke e tejkaluar idenë se burrat duhet të jenë mbajtësit e shtëpisë dhe gratë të qëndrojnë në shtëpi”, ka thënë zëvendës-shefja e Qendrës që ka kryer studimin, Nancy Kelley.