Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht.
Policia e Pogradecit ka bërë me dije se mjeti tip "Volksëagen" me targë YOT 4841 me drejtues A.B, ka aksidentuar A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë.
45-vjeçarja sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.