Pasuria i “ha kokën” një tjetër gjyqtari

E mërkurë, 11 July 2018 09:47

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas një seanca dëgjimore ka vendosur ditën e sotme që të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj.

Vendimi për shkarkim është dhënë pasi KPK ka argumentuar se ai nuk ka mundur të justifikojë dot pasurinë.

Në përfundim te këtij procesi, trupa e përberë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, vendosi:

“Ne zbatim te nenit d te aneksit te kushtetutes dhe nenit 61, vendosi: Te shkarkoje nga detyra subjektin e rivleresimit Artan Lazaj, gjyqtar prane gjykates se rrethit Tirane. Vendimi mund te ankimohet prane KPA, 15 dite nga data e publikimit te vendimit te arsyetuar”.

Login to post comments