Gjatë ditës së sotme u raportua sërish për 6 termetë, 4 prej të cilëve e kishin epiqendrën në Gjirin e Lalëzit. Vendi ynë nuk ka qenë kurrë i përfshirë në një kohë kaq të shkurtër me një numër të madh lëkundjesh të regjistruara, 600 të tilla deri tani.
Lidhur me këtë çështje, ish-kryesministri, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon shkakun e vërtëtë të tërmeteve. Ai shkruan se lëkundjet në Gjirin e Lalëzit kanë ndodhur si pasojë e mbylljes së një grope gjigande në të cilën po ndërton firma Dulaku që ka lidhje me vetë Kryeministrin Rama.
Postimi i plotë i Berishës:
Gropa e Kulçedres dhe termetet ne Gjirin e Lalzit!
Sizmiologu popullor dixhital informon:
Shkaku i termeteve ne Gjirin e Lalzit sipas tij eshte mbyllja e Gropes se Kulçedres!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje Z.Berisha, ne gjirin e lalzit ditet e fundit po bien shum termete, dhe dicka eshte shkaku i tyre... njerez te zones flasin per nje grop gjigande qe eshte mbyllur kohet e fundit me mbi 300 trale me dhe , aty po. Problemi nuk qendron se kush po e nderton por aty ka qen nje grop shum e thelle qe nje gur ne gjendje te lire donte mbi 1 minut qe te binte ne uje.. njerezit e zones e kan trasheguar kete grop si gropa e kulshedres nga gojdhenat dhe historit e hershme.. ne ate grop ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasoje e mbushjes me inerte e saj nga ndertuesi dulaku gazrat apo cfaredo qe te quhen i eshte mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar termete ne zonen e gjirit te lalzit sepse kto gazra do dalin dikund.. Ju uroj shendet dhe verifikojeni kete...” /55news.al/