“Jam i shkatërruar”, rrëfimi mes lotësh i babait që u largua nga Amerika

Premte, 13 July 2018 12:07

Mediat amerikane i rikthehen rastit të shqiptares Cile Precetaj, e cila u dëbua nga vendi duke lënë 3 fëmijët dhe bashkëshortin.

 “The News Herald.com” shkruan se ditën e mërkurë një dramë të vërtetë pësoi bashkëshorti i saj, i cili u detyrua tu thotë lamtumirë fëmijëve të dërguar për t'u bashkuar me nënën e depërtuar.

Të martën, ai i nisi tre fëmijët e tij në një aeroplan, për tu bashkuar me gruan e tij të dëbuar më parë në Shqipëri. Ai nuk ka asnjë ide kur do t’i shohë fëmijët dhe bashkëshorten sërish.

"Unë nuk do ta dëshiroja këtë situatë as për armikun tim më të keq", tha babai, i cili bëri një pakt me gruan e tij shqiptare që nëse ajo do të deportohej, fëmijët e tyre do të bashkoheshin me të në atdheun e saj.

Fëmijët e tyre, të cilët njohin vetëm Amerikën si shtëpinë e tyre dhe nuk e njohin gjuhën e folur ku u dërguan, hipën në një aeroplan në Detroit Metropolitan Airport për në Romë më pas drejt Shqipërisë.

 Ata vendosën që Gojçeviç nuk mund të kujdesej siç duhet për fëmijët e tyre, si dhe për nënën e tij të verbër dhe të sëmurë, duke qenë se i duhet edhe të punojë, raporton "Express".

"Ishte një nga gjërat më të vështira që kisha dashur të bëja, tu them lamtumirë fëmijëve të mi," tha Gojçeviç, për djalin e tij Majkëllit, 16 vjeç dhe vajzave, Megan, 10 dhe Martina, 8 vjeç.

Lidhjet e Miçiganit

Si djalë i ri në vitin 1973, Gojçeviç erdhi në Miçigan me prindërit e tij nga Mali i Zi, ish-Jugosllavia, për t'i shpëtuar komunizmit.

Babai i tij gjeti punë në industrinë e makinave së bashku me biznese të tjera dhe siguroi një jetë të mirë për gruan dhe dy djemtë e tij.

Gruaja e Gojçeviç, Çile Precetaj, u rrit në Shqipëri, një vajzë e bukur që ishte e orientuar kah familja. Babai i tij e inkurajoi që t’i dërgonte letra dhe të njiheshin.

Ai e bëri, dhe kur ajo arriti në SHBA nëpërmjet Kanadasë në vitin 2000, ata ishin miq.

Katër vjet më vonë ata u martuan. Gojçeviç tha se kishte një numër rreziqesh për gruan e tij në Shqipëri, duke përfshirë kërcënimin e vazhdueshëm të grupeve kriminale të përfshira në trafikun njerëzor.

Gjatë viteve, u përpoqën të fitonin shtetësinë, duke paguar më shumë se 250,000 dollarë në pagesa ligjore.

Më 26 prill, gjatë një vizite mujore në zyrat e SHBA për Imigracionin dhe Doganën në Detroit, Cile u arrestua nga autoritetet, u burgos dhe pa pasur mundësi për të parë familjen e saj për herë të fundit, duke u depërtuar në Shqipëri.

"Mendova, pasi u arrestua që ndoshta do të ndodhte një mrekulli, se dikush do të na afrohej dhe do të ndihmonte, por askush nuk e bëri", tha Gojçeviç.

Pas disa ditësh në një burg të qarkut, ku gratë e tjera po prisnin dëbimin, ajo u shoqërua nga agjentët e ICE në një aeroplan për në Shqipëri.

Gojçeviç tha se ata ishin të gëzuar se do të shihnin nënën e tyre, por kishin frikë nga të panjohurat, si shtëpia e tyre e re dhe kur do ta shihnin përsëri babanë.

"Unë u shkatërrova. Jam një njeri pa familje", tha ai.

Por Pete Gojçeviç nuk është i vetëm. Këtu janë edhe disa njerëz të tjerë që kanë pasur familje të deportuara ose janë duke luftuar për të përfituar lejet e rregullta të qëndrimit.

Login to post comments