Një 54-vjeçar është mbytur në Vaun e Dejës gjatë ditës së djeshme, teksa ishte duke peshkuar me rrjetë në lumin Drin.
Viktima është personi me inicialet L.C, banues në Vaun e Dejës dhe nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.07.2018 në Vau i Dejës, në lumin Drin, duke peshkuar me rrjetë, aksidentalisht është mbytur shtetasi L.C., vjeç 54, banues në Vau i Dejës. Nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt për shkak të ujit të ftohtë. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Shkodër.