Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Ballshit, si pasojë e mbidozës së ilaçeve.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja në fjalë ndodhi dje. Të njëjtat burime thanë se shtetasi me inicialet B.H vuante nga tensioni.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 12.07.2018, në spital ka vdekur shtetësia B.H., vjeçe 66, banuese në Ballsh. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të mbidozës së ilaçeve, pasi vuante nga tensioni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.