Safet Rustemi i cili njihet si Safet Bajri, është një nga tre personat më të kërkuar nga autoritetet belge. Media belge “La Dernier Heure” shkruan se 33-vjeçari shqiptar është i dënuar me 9 vite burg për trafikim droge e prostitucion. Po ashtu Safeti akuzohet dhe për tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.
Media belge shkruan më tej se 33 vjeçari ka ndihmuar në fushatë deputetin e PS-së Luan Harusha. “Portreti i një njeriu të keq’’, është titulli i shkrimit të gazetës belge “La Dernier Heure”.
Një njeri i keq ky Safeti! I ardhur nga Shkodra bashkë me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij Sead, Ilir, Bardhyl dhe Dushi Rustemi. Shqiptari 33 vjeç, i kërkuar nga policia belge për të vuajtur dënimin 9 vjeçar te ky vend , është munduar të marrë nën kontroll mjedisin e drogës dhe të prostitucionit të Brukselit.
Për të arritur qëllimin e tij, ai ka përdorur të gjitha mjetet: shkatërrim pronash, përdorim të armëve të zjarrit, tentative vrasje, raketa, zhvatje, trafik të qenieve njerëzore duke detyruar femra të prostituohen.Safet Rustemit i jane kushtuar plot 13 shkrime nga kjo media i pari i botuar me 27.02.2015 ku tregonim për prishjen e klanit të tyre mafioz dhe që edhe gjykata belge e mbante sekret.
Në një tjetër artikull emri i Rustemëve përmendet në dy dosje personash të zhdukur në Rajonin e Brukselit sepse aty ata kanë patur shtabin e përgjithshëm në një bar të Skarbegut (Bruksel) ku të zhdukurit ishin klientë të rregullt. Njëri nga të zhdukurit ishte Ilir Malci. Vetë Iliri ishte shprehur se njihte Dush Rustemin dhe se ai ishte miku i tij.
Iliri u zhduk ne prill te 2015. Ishtepikerisht ne kete kafe nga ora 14.00 deri ne 17.00. Ne ate local perdori celularin e tij për herë të fundit. Rustemajt kane lidhje me Fitim Alajbegun. Hetuesia belge ka hapur një dosje për kete ceshtje duke e klasifikuar vrasje. Alajbegu frekuentonte të njëjtin klub në Skarbeg. Alajbegu kishte marrë nga vëllai i Ilirit 40.000 euro borxh që nuk ia kishte shlyer kurrë.
Kur është zhdukur Alajbegu, gruaja e tij kishte shkuar në këtë kafene për të gjetur një zgjidhje.Ky bar duket që i bashkon të dy zhdukjet që kanë ndodhur në një periudhë 7 mujore.. Por fakti që Safet Rustemi është i konsideruar nga policia belge si « më i kërkuari » nuk lidhet vetem me këto dy zhdukjet ku emri i Rustemëve lakohet vetëm si element hetuesie. Sa për Safetin, nje superikerkuar ne bruksel te gjithe e dine se ku jendet-shkruan gazeta, në Shkodër, në veri të Shqipërisë.
Tani që zyrtarisht është cilësuar si një nga kriminelët më të mëdhenj i dënuar në Belgjikë, Shqipëria do të vazhdojë ti mbyllë sytë? shtron pyetjen gazetari.
Safet Rustemi, që ne Shqipëri quhet Safet Bajri, provokoi në Shkodër një skandal të me permasa te korrupsionit politiko-policor të pabesueshëm. Në një klub të njohur të Shkodrës(Evasion!)
Safet Rustemi i është afruar një tavoline dhe ka gjuajtur disa herë me pistoletë në drejtim të një klienti, një Erdis Ishmi.Policia u thirr.
Sapo hetuesit e drejtorisë kriminale të Shkodres arritën në vendin e ngjarjes, në Evasion Bar & Lounge, ata u urheruan me Radio te ndalojne menjehere operacionin dhe të mos e ngacmojnë të sipërpërmendurin Safet Rustemi (i kthyer në Bajri). Kjo ngjarje bëri jehonë në Shqipëri.
Policët e turpëruar i shkruajtën një letër ish-presidentit dhe ish kryeministrit Sali Berisha në facebook-un e tij. Ata i kanë shkruar Berishes se “Safet Bajri ka ndihmuar Partinë Socialiste në Shkodër dhe deputetin Luan Harusha për zgjedhjet (Qershor 2017).
Eshtë ky deputet që i ka telefonuar Drejtorisë së Policisë për ti dhënë fund hetimit(….) Policia merr lek për të mbyllur sytë për krimet e kësaj familje (Rustemi). Kohët e fundit është parë “më i kërkuari i policisë belge” në një tarracë të një kafeneje në Shkodër.”