(Live) Historik qëndrimi i artistëve kundër shembjes së Teatrit

Premte, 13 July 2018 19:31

Artistët nuk ndalen përpara arrogancës së qeverisë. Sot ata janë mbledhur sërish në sheshin e teatrit.

Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projekligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit. Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe symbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.

Artistët dhe qytetarët kanë rreth 2 muaj të pandërprera që kundërshtojnë projektligjin, ndërsa kanë iniciuar edhe një peticion, të cilën e kanë firmosur deri më tani me mijëra qytetarë dhe mbështetës së artit.

Opozita i është bashkuar zyrtarisht artistëve dhe u ka premtuar se do të bëjë çdo gjë që ta ndalojë qeverinë.

Modifikuar më Premte, 13 July 2018 19:35
Login to post comments